RTSH Sport Live

Një portier dhe një sulmues, Bylisi prezanton dy blerjet e fundit

  • 5 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Një portier dhe një sulmues, Bylisi prezanton dy blerjet e fundit

Bylis zyrtarizon dhe prezanton dy afrimet e fundit të merkatos, portierin gjigant, 1,94m Toni Batista, nga Brazili, me eksperiencë dhe me një “CV” të pasur, pasi ka luajtur në të shkuarën në: Seria B Brazil, Iran, Arabi dhe Portugali.

Lojtari tjetër është sulmuesi nigerian Ibrahim Mustafa, që ka luajtur në Superligën e Nigerisë, por ka zhvilluar dhe 4 ndeshje me përfaqësuesen e shtetit të tij.

Të dy lojtarët janë vënë nën urdhrat e stafit mallakastriot dhe do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit.