Përfaqësuesja e Gjermanisë në basketboll është skuadra e tretë gjysmëfinaliste në Kampionatin Botëror. Gjermanët në çerekfinale kanë arritur fitore ndaj Letonisë pas një ndeshje shumë të luftuar, diçka të tillë e tregojnë edhe shifrat finale të fiksuara në 81:79.
Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë me dy përfaqësueset që krijonin epërsi kohë pas kohe, por në fund gjermanët morën fitoren. Ylli i Orlando Magic, Franz Ëagner ka qenë shënuesi më i mirë te gjermanët në këtë duel me 16 pikë dhe tetë topa të rrëmbyer në tabelë. Për letonezët spikati Arturs Zagars me 24 pikë e tetë asiste.