RTSH Sport Live

Gjermania publikon uniformat e “Paris 2024”

  • 18/04/2024
  • |
  • Evente Sportive
Gjermania publikon uniformat e “Paris 2024”

Disa prej atletëve më të mirë të Gjermanisë kanë udhëtuar në Paris për të prezantuar uniformat e atletëve në Lojrat Olimpiadë. Sponsori teknik i ekipit të Gjermanisë është “Adidas”.

Përfaqësues të kompanisë lider në veshjet sportive kanë bërë me dije se për secilin atlet do të vihen në dispozicion plot 80 artikuj ndërsa 30 është numri i aksesorëve.

Sa i përket atleteve mësohet se do të jenë plot 49 versione të ndryshme, të cilat do të përdoren në 41 disiplina të ndryshme.

“Adidas” do të jetë sponsor teknik i plot 15 skuadrave olimpike.