RTSH Sport Live

Gjimshiti bën gjest bujar, takon tifozët e Napolit pas ndeshjes (Video)

  • 31/03/2024
  • |
  • Itali
Gjimshiti bën gjest bujar, takon tifozët e Napolit pas ndeshjes (Video)

Berat Gjimshiti ka habitur tifozët e Napolit në përfundim të takimit mes klubit kampan dhe Atalantës. Disa tifozë vendas, të cilit ishin në rrethinat e stadiumit “Maradona” vunë re mbrojtësin shqiptar teksa fliste me një person dhe nuk nguruan që ta thërrisnin.

Gjimshiti u tregua i gatshëm dhe shkoi për t’i takuar duke bërë edhe fotografi së bashku. Komentet në rrjetet sociale të tifozëve ishin mjaft pozitive për shqiptarin edhe pse skuadra e Gjimshitit me fitoren e thellë thuajse i ka nxjerrë nga gara për një vend në Champions-in e sezonit të ardhshëm.