RTSH Sport Live

Gjimshiti fiton duelin me Sherrin, Broja “ndal” Arsenalin

  • 14/12/2024
  • |
  • Kombëtarja
Gjimshiti fiton duelin me Sherrin, Broja “ndal” Arsenalin
Atalanta ka fituar 1-0 në fushën e Cagliarit. Arsenali ka barazuar 0-0 me Evertonin

Alen Sherri, tashmë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Cagliarit, nuk ka mundur ti rezistojë Atalantës së Berat Gjimshitit duke pësuar një humbje 1-0 në javën e 16-të të Serisë A. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Zaniolo në minutën e 66-të.

Ndërsa Sherri ishte i pranishëm në fushën e lojës gjithë ndeshjen, Gjimshiti e nisi nga stoli për tu hedhur në fushën në fillim të pjesës së dytë në vend të Isak Hien.

Në Angli, Evertoni ndali Arsenalin në një barazim 0-0, ndërsa sulmuesi kuqezi, Armando Broja u aktivizua në minutën e 66-të dhe mori karton të verdhë në minutën e 81-të.