RTSH Sport Live

Shkëlqejnë legjionarët: Gjimshiti shënon gol, Kumbulla ndal Realin

  • 03/02/2025
  • |
  • Futboll Vendi
Shkëlqejnë legjionarët: Gjimshiti shënon gol, Kumbulla ndal Realin

Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një tjetër javë pozitive duke u aktivizuar si titullarë dhe duke dhuruar paraqitje të mira me klubet e tyra në Europë.

Kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Berat Gjimshiti realizoi një gol të rëndësishëm në sfidën Atalanta – Torino, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë një pikë të vlefshme. Mbrojtësi kuqezi u rikthye te goli pas gati 2 vitesh e gjysmë në kampionatin italian.

Enea Mihaj dhuroi një paraqitje të mirë në kampionatin portugëz duke luajtur për 90 minuta me Famalicao-n. Edhe portieri kuqezi, Thimas Strakosha ishte titullar në portën e AEK-ut gjatë sfidës kundër PAOK-ut.

Ndërkohë Ylber Ramadani, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Ivan Balliu, Arbër Hoxha, Feta Fetai, Taulant Seferi, Rey Manaj, Arlind Ajeti,Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre duke konfirmuar rëndësinë në klubet përkatëse.