RTSH Sport Live

Gjimshiti lë pas dëmtimin, mbrojtësi kuqezi në dispozicion të Gasperinit për sfidën e Champions League

  • 4 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Gjimshiti lë pas dëmtimin, mbrojtësi kuqezi në dispozicion të Gasperinit për sfidën e Champions League

Pas suksesit përballë Parmës në kampionat në fundjavë, Atalanta përgatitet për ndeshjen e radhës në Champions League kundër Young Boys në Zvicër, që do të luhet nesër në mbrëmje.

Lajme të mira vijnë nga infermieria për trajnerin Gian Piero Gasperini, që rikuperon dy lojtarë për këtë ndeshje të rëndësishme.

Berat Gjimshiti dhe Sead Kolasinac: kapiteni i kombëtares kuqezi është rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës së djathtë të pësuar para pushimit ndërkombëtar, ndërsa ish-qendërmbrojtësi i Arsenalit po rikuperohet nga dëmtimi i shkallës së parë të pësuar në ndeshjen e mëparshme evropiane kundër Stuttgartit.

Tekniku shpreson që ti ketë të dy lojtarët në dispozicion për ndeshjen e radhës në Champions.