RTSH Sport Live

Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës në Europa League

  • 15/03/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës në Europa League

Berat Gjimshiti vazhdon që të shkëlqejë në fushën e blertë me fanellën e Atalantës. Mbrojtësi shqiptar ishte një nga më të mirët në fushën e blertë në fitoren 2-1 ndaj Sportingut të Lisbonës, që kualifikoi skuadrën e tij në çerekfinalet e Europa League.

Paraqitja e mirë e kapitenit të kombëtares shqiptare është vlerësuar edhe nga faqja e specializuar “Sofascore”, që e ka vendosur Gjimshitin në formacionin e javës së Europa League përkrah shumë emrave të njohur të futbollit evropian.

7.7 është nota që ka marrë mbrojtësi, që tashmë është kthyer në një pikë referimi në mbrojtjen e skuadrës së Gasperinit.