RTSH Sport Live

Golden State fiton edhe në Dallas, një hap larg finales

  • 23/05/2022
  • |
  • Basketboll
Golden State fiton edhe në Dallas, një hap larg finales
Warriors fitojnë 109-100, me serinë tani në 3-0: Curry dhe shokët e tij kanë  katër “match point” në dispozicion

Golden State është shumë afër rikthimit në finalen e NBA-së tre vjet pas herës së fundit. Në Dallas, në ndeshjen-3 të finales së Konferencës së Perëndimit, përfundon 109-100 për Warriors: pas një pjese të parë të ekuilibruar, sfida vendoset me 30-21 në setin e tretë. Një +9 që reflektohet edhe në rezultatin final, me Mavericks që arrijnë të rikthehen vetëm në -5 në pak më shumë se një minutë nga fundi para se të shemben përfundimisht.

Gjithashtu në ndeshjen-3 vihet në skenë skenari i ndeshjes së dytë në San Francisko: Luka Doncic magjeps me 40 pikë, por që nuk janë të mjaftueshëm, ashtu siç nuk mjaftojnë 26 të Dinëiddie dhe 20 të Brunson. Në radhët e Golden State, megjithatë, më i miri është padyshim Steph Curry me 31 pikë. Një kontribut të madh, megjithatë, jep edhe Wiggins, i cili shënoi 27 pikë. Pjesa tjetër bëhet nga 19 të Thompson, 10 të Green dhe Poole.

Golden State, një hap larg pjesëmarrjes së tij të gjashtë në finale në tetë sezonet e fundit. Misioni i pamundur, megjithatë, për Mavericks: askush, në histori, nuk ka arritur të rikuperojë një seri nga 0-3.