RTSH Sport Live

Golden State i pari, Chicago dhe Lakers në tapet

  • 10/01/2022
  • |
  • Basketboll
Golden State i pari, Chicago dhe Lakers në tapet
Sukses për Warriors në Cleveland me Klay Thompson në protagonist. Zhgënjen përsëri Atlanta

Në rikthimin e shumëpritur në fushë, Klay Thompson shënon 17 pikë që i japin suksesin dhe vendin e parë Golden State, së bashku me 28 pikët e Curry. Gjatë mbrëmjes së NBA-së, Dallas ndalon ecurinë e Çikagos falë dhe paraqitjes së Doncic; Memphis vazhdon të fluturojë duke mposhtur edhe Lakers (35 pikë për LeBron James). San Antonio dorëzohet përballë Brooklyn në momentet e fundit. Atlanta përfundon përsëri me nokaut (8 pikë për Gallinari) i mundur nga Clippers. Ok Minesota dhe Toronto.