RTSH Sport Live

Gra të diskriminuara...

  • 30/01/2024
  • |
  • Gosip
Gra të diskriminuara...
Kështu e ndjejnë veten shoqërueset e futbollistëve që luajnë në Arabi

Jeta e bashkëshorteve të futbollistëve evropianë që luajnë në Arabi, sa vjen e bëhet më e vështirë. Kjo për shkak të mënyrës së veshjes së tyre, e cila nuk pranohet aspak nga vendasit. Ato ofendohen në rrugë, madje nuk lejohen të hyjnë as në dyqane e as në restorante nëse nuk janë veshur sipas rregullave dhe zakoneve të vendit.

Gjithçka që shkëlqen në Arabinë Saudite nuk është flori. Disa futbollistë nga Kontinenti i Vjetër të tërhequr nga mali i parave që ofrohen po e kuptojnë se sa e ndërlikuar është jeta në një vend kaq tradicionalist dhe diskriminues. Gjithashtu, çmimin e paguajnë edhe bashkëshortet e shoqërueset e tyre, të cilat, për Daily Mail, tregojnë se ishin fyer publikisht dhe ishin viktima të ngacmimeve verbale në rrugë, madje atyre u është refuzuar të hyjnë në dyqane dhe restorante për shkak të mënyrës se si ishin të veshura.

Ato nuk mund të veshin pantallona të shkurtra në publik, pavarësisht vapës. Madje as në plazh. Nuk mund të përdorin veshje që mund t’u zbulojë pak supin apo edhe gjurin. E nëse e bëjnë marrin shikime plot urrejtje nga vendasit, të cilat janë shumë frikësuese.

Vështirësia për t'u përshtatur me kulturën e ngurtë lokale, në të cilën ekziston diskriminimi midis gjinive, duket se është e vështirë për këto gra dhe vajza perëndimore të mësuara me një jetë shoqërore shumë intensive. Madje ajo fyhen edhe nga vetë gratë vendase të cilat janë të veshura sipas rregullave strikte të vendit.