RTSH Sport Live

Grealish zbulon: Doja të gjuaja penalltinë, por Southgate…

  • 12/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Grealish zbulon: Doja të gjuaja penalltinë, por Southgate…
Fantazisti i Aston Villa i përgjigjet Keane i cili kundërshtoi mungesën e tij dhe Sterling në listën e gjuajtësve të penalltive në finalen e Wembley

Roy Keane e kritikoi atë për faktin se nuk ishte I gatshëm për të marrë një nga pesë penalltitë kundër Italisë në finale. Por Jack Grealish, me sa duket, nëse do të kishte mundësi  do ta kishte gjuajtur me kënaqësi. "Unë doja ta gjuaja - shpjegoi kapiteni i Aston Villa në Tëitter -. Trajneri mori vendime të mira gjatë Kampionatit Europian, e bëri këtë edhe kundër Italisë. Por mos thoni se unë nuk doja të gjuaja”.

Nga imazhet televizive që kornizuan trajnerin, minuta para penalltive vendimtare kishin treguar Southgate duke folur me Grealish dhe Philips. Në përshtypjen e parë u duk se të dy lojtarët po tundnin kokën për disponueshmëri. Në vend të kësaj, asnjëri prej tyre nuk u shfaq tek pika e bardhë. "Nëse jeni Grealish ose Sterling, nuk mund të lejosh një fëmijë (Saka) të kalojë para", tha Keane, ish kapiteni i Irlandës dhe Manchester United, për ITV.

Dhe Gary Neville, një tjetër ish-lojtar i Anglisë dhe Manchester United komentoi:  "Kur pamë Saka të shkonte të gjuante, ndoshta do të kishim pritur të shihnim Grealish ose Sterling". Southagte shpjegoi versionin e tij të dielën në mbrëmje: "Kjo është përgjegjësia ime, unë zgjodha se kush do të gjuante. Dhe unë u thashë atyre se askush nuk është vetëm në atë situatë. Ju fitoni dhe humbni së bashku si një ekip, madje edhe me penallti".