RTSH Sport Live

GRUSHT TITULLI BOTËROR NË KALANË E BASHTOVËS

  • 06/08/2021
  • |
  • Evente Sportive
GRUSHT TITULLI BOTËROR NË KALANË E BASHTOVËS
“Duel në themel 4” në 14 gusht premton sport elitar, spektakël dhe turizëm kuqezi

Një titull botëror në kikboks dhe 7 duele të boksit profesionist dhe amator, spektakël, turizëm dhe sport në një nga sitet arkeologjike më mistike të vendit tonë. Kalaja e Bashtovës do të presë në 14 gusht aktin e katërt të sagës “Duel në themel”. Ish kampioni i biotës, trajneri dhe promotori Ismail Keta ka zgjedhur sitin arkeolojgik në zemër të Shqipërisë, vetëm pak km larg bregdetit të paeksploruar të Spillesë dhe Bashtovës, për të promovuar zonën turistike edhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Në arenën që do të vendoset në qëndër të kalasë ring, mbrëmja e madhe do të startojë në datën 14 gusht në orën 18:00 me surpriza, muzikë të përzgjedhur, disa duele interesante mes të cilëve boksierët shqiptarë Mikel Alliu, Ervin Keta, Arton Berisha, Lulzim Ismaili e Roxhers Muslia, ndërsa mbrëmja do të shoqërohet edhe nën ritmin e tingujve të artit që prodhin tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.

5 apo 6 orë transmetim maratonë edhe në valët e Radio Televizionit Shqiptar n ë RTSH Sport, ndërsa dueli i madh për gjerdanin e federatës 30 vjecare IKBF në versionin K-1 rules do të ndahet në duelin mes rekordmenit shqiptar Ferit Keta dhe holandezit Guillermo Blokland. 5 raunde adrenalinë ku 32-vjecari nga Bulqiza do të kërkojë të sigurojë titullin më prestigjoz në karrierën e tij të suksesshme, por këtë herë jo në boks por në një disiplinë edhe më impenjuese si kikboksi.

Një tjetër surprizë interesante është edhe prezantimi i superduelit nga një prej zërave më interesantë të arenës së boksit. Amerikani Mike Martham do të zbarkojë në Shqipëri vetëm pak orë përpara sfidës që në Gjermani do të transmetohet nga platform virtual bild.de me mbi 100 milionë abonentë.

Duel ne themelet e kalasë 500 vjecare, në brigjet e adriatikut dhe me mbeshtetjen e rreth 4 mijë të pranishmëve. Data 14 gusht shënon kulmin sportiv të arenës kuqezi me një eveniment si asnjëherë më parë. Grushti i titullit botëror do të rëndojë më shumë se cdo gjë tjetër në mesin e muajit më të nxehtë të verës pikërisht në zemër të Shqipërisë.