RTSH Sport Live

Haaland shpëton Dortmundin, Leverkusen gabon në fund

  • 13/02/2021
  • |
  • Gjermani
Haaland shpëton Dortmundin, Leverkusen gabon në fund
Norvegjezi firmos barazimin në finale kundër Hoffenheim, Mainz surprizon Aspirinat, duke rikuperuar dy gola në 5 minutat e fundit

Goli i Haaland i ka dhënë Dortmundit një pikë me përmbysje. Ndeshja e verdhezinjve nisi menjëherë me ritme të larta, me sulmuesin norvegjez menjëherë protagonist. Kombinimi në mesfushë mes Haaland, Guerreiro dhe Sancho, solli zhbllokimin e rezultatit në minutën e 25-të(gol i Sancho).Gjithsesi, avantazhi do të zgjasë vetëm gjashtë minuta, Dabbur vendosi barazpeshën, 1-1. Miqtë surprizuan në minutën e 51-të duke shënuar me Bebou. Haaland pa ti anullohet një gol në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 81-të nuk mund ta ndalte asgjë, duke shënuar golin e barazimit 2-2.

Një barazim i hidhur për Bayer Leverkusen, që nuk arriti të ruajë avantazhin e dy golave pas minutës së 85-tëpërballë një Mainz, që ka shpërthyer në minutat e fundit duke shënuar dy herë, duke rrëmbyer një barazim 2-2. Aspirinat arritën të gjejnë avantazhin e dy golave me Alario 14’ dhe Schick 84’. Por atëherë kur mendohej se gjithçka kishte mbaruar, Mainz arrin të gjejë barazimin me falë Glatze 89’ dhe Stoger 90+2’.

Stuttgart dhe Hertha Berlin  e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën mes tyre: Netz i përgjigjet Kalajdzic. Barazim 0-0 ndërmjet Ëerder Bremen dhe Freiburg.