RTSH Sport Live

Hallaçi për RTSH Sport: Teuta s’do ta ketë të lehtë me ne, ja si i ndryshova fytyrën e ekipit

  • 13/03/2023
  • |
  • Kupa e Shqipërisë
Hallaçi për RTSH Sport: Teuta s’do ta ketë të lehtë me ne, ja si i ndryshova fytyrën e ekipit
Kukësi i trajnerit verilindor është skuadra më produktive e fazës së dytë

Fitorja ndaj Bylisit e projektion Kukësin drejt zonës së sipërme të klasifikimit. Suksesi i nëntë për trajnerin dhe njeriun më të lidhur me këtë fanellë, Rrahman Hallaçi që ka nxjerrë skuadrën nga ujërat e ftohta të mbijetesës duke e projektuar në garën për një nga 4 vendet e para të klasifikimit që siguron edhe biletën europiane.

“Është e vërtetë që skuadra ka reflektuar pozitivisht, gjërat po shkojnë mirë, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Skuadra është përmirësuar shumë në fazën mbrojtëse, por gjithashtu kemi bërë mirë edhe në fazën sulmuese”, tha Hallaçi.

Dy humbje nga 3 që ka regjistruar në total pas 12 ndeshjeve në pankinë, Hallaçi i ka regjistruar pikërisht ndaj Teutës, kunedërshtari i radhës në Kupën e Shqipërisë, kompeticion të cilit trajneri verilindor dëshiron t’i shkojë deri në fund.

“Jemi mundur të bëjmë rotacion me kujdes. Me këtë nuk them se do të anashkalojmë ndeshjen e Kupës me Teutën për ti dhënë më shumë vëmendje takimit me Erzenin. Në Kupë do të na duhet të përmbysim një rrezultat 2-0, por jam i bindur se edhe pse mund të duket një mision i vështirë nuk është i pamundur. Edhe nëse bëjmë disa ndryshime të vogla në formacion, jam i mendimit se Teuta do të ketë punë me ne”, theksoi për mikrofonin e RTSH Sport trajneri i Kukësit.  

Sulmuesi Atdhe Rashiti i tranferuar në skuadrën e Kukësit gjatë merkatos së dimrit, gjeri rrugën e rrjetës për të dytën ndeshje rresht dhe është ai njeriu i momentit të kampin e skuadrës së Hallaçitm ndërsa një  tjetër lojtar shumë i rëndësishëm është edhe kapiteni Gjelbrim Tapi, pak më shumë se një muaj më parë në limitet e projektit të Kukësit.

“Bota e futbollit i pranon të gjitha. Në media mund të jetë kuptuar sikur kapiteni ynë mund të largohej, por në të vërtetë nuk është kështu. E njëjta gjë vlen edhe për Rashitin. Ai është një lojtar me rëndësi për ne dhe dua të theksoj se konkurenca në grup i bën vetëm mirë Kukësit”, tha Hallaçi.

Skuadra ka ndryshuar tërësisht sjellje në fushën e lojës ndërsa jashtë saj lojtarët janë krenarë për fanellën që mbajnë të veshur dhe këtë e treguan edhe me festën pas sfidës së fundjavës. Objektivi fillestar i Hallaçit që ishte rikthimi i entuziazmit dhe bashkimi i grpit, duket se është arritur.

“Sa më shumë stërvitje dhe bashkëpunim sjellin rrezultatet e mira në fushë. Ndërkohë që kur arrin atë që do në fushë atëherë edhe klubi gjen qetësinë e duhur dhe përballon më mirë sfidat e ardshme. Gjithçka është e lidhur”, përfundoi Hallaçi.