RTSH Sport Live

Halldorson, historia e jetës si një film

  • 12/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Halldorson, historia e jetës si një film
Portieri-regjisor që i priti Lionel Mesit 11-metërshin në Botëror

Historia e tij si në një film. Ky është skenari i jetës së portierit islandez, Thor Halldorsson, i cili e braktisi futbollin në moshën 20 vjecare dhe u rikthye për ta përqafuar 8 vite më pas duke u marrë pjesë në Euro 2016 duke eleminuar Anglinë në 1/8-at dhe në Kupën e Botës 2018 ku arriti të ndalte një nga lojtarët më të mirë të historisë, Lionel Messi. “Nëse do të kisha bërë një skenar për jetën time, ndoshta njerëzit nuk do ta kishin besuar”, thekson 37-vjecari, tashmë në rolin e regjisorit dhe me filmin e parë të përfunduar.

 “Cop Secret” është një prodhim islandez që do të shfaqet në festivalin BFI të Londrës. E nisi rrugëtimin në futboll që në moshën 5 vjecare por kur mbushi 20 e braktisi për shkak të një dëmtimi të rëndë në shpatull iu përkushtua regjisë deri në momentin kur trajneri i një prej skuadrave të Rejkjavikut i bëri ftesën për t’u rikthyer në portë ndërsa paralelisht vazhdoi karrierënë botën e filmit.

“Për mua ishte normale që të punoja si regjisor dhe njëkohësisht të mbroja portën e Kombëtares. Kur në vitin 2014 u bëra një lojtar profesionist, gjërat ndryshuan shumë dhe jeta ime mori një drejtim tjetër pasi i shëtita fëmijët në disa vende të ndryshme”. 

Fillimisht në Norvegji dhe më pas në Holandë, Danimarkë e Azerbajxhan përpara rikthimit në Islandë në vitin 2019 ku u bashkua me Valurin dhe iu rikthye pasionit të vjetër për të vijuar me filmin. Projekti aktual është një komedi modeste në buxhet ndërsa pas 77 ndeshjeve me Islandën dhe sukseseve në disa kampionate të huaja,  Halldorsson I vari dorezat në gozhdë.

“Pjesëmarrja në Euro 2016 ishte pjesa më emocionuese e karrierës time. Ishte njëlloj sikur të kishim shkuar në një resort fantastik me disa miq, motin perfekt dhe cdo ditë luan nga një ndeshje”.

Dy vjet më pas, Halldorsson debutoi në botëror në ndeshjen kundër Argjentinës së Lionel Messit, të cilit arriti t’i priste edhe një 11-metërsh duke I dhuruar ekipit nordik një barazim të artë.

“Nëse duhet të shkruash një skenar ëndrrash për një portier, atëherë nuk ka histori më të mirë se sat a vendosësh në pozitat kur i pret Lionel Messit një penallti. Për një portier të një vendi të vogël, t’i presë penalltinë lojtarit më të mrië në botë, është njëlloj sikur të ketë fituar lotarinë”.