Pas Musialës, Didi Haman ka kritikuar një tjetër lojtar të Bajernit. Pas humbjes në Birmingam, ish-futbollisti gjerman ka vendosur në shënjestër paraqitjen e Herri Kejnit.
Ka mjaftuar kaq për të zgjuar edhe një herë reagimin e drejtorit sportiv të Bajernit, i cili ashtu siç bëri për Musialën i doli në krah edhe Herri Kejnit.
“Didi Haman është si tinnitus (zhumra e veshëve), pasi rikthehet çdo tri ditë”, tha Eberl duke ironizuar kritikën e radhës të Haman ndaj yjeve të Bajernit.