RTSH Sport Live

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, çerekfinalet premtojnë spektakël

  • 17/01/2025
  • |
  • Futboll Vendi
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, çerekfinalet premtojnë spektakël

Sapo është hedhur në sallën e konferencave në Shtëpinë e Futbollit, shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Goglat kanë dhuruar përballje interesante, ku spikat ajo mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Fituesja në fuqi e Kupës, Egnatia do të përballet me Bylisin, ndërsa Partizani do të masë forcat me Laçin. Dinamo do të sfidojë Skënderbeun për një vend në gjysmëfinale.

Çiftet çerekfinaliste:

Bylis-Egnatia

Elbasani-Vllaznia

Laçi-Partizani

Dinamo-Skënderbeu

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste u hodh short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë vazot për shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Vazon 1 ishin: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Në vazon 2 ishin: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani.

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. 

Ndeshjet e para do të zhvillohen në 5 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 26 shkurt.