Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika: Donald Trump do të jetë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që do të jetë i pranishëm në Super Bowl. Ai do të jetë në New Orleans mes shikuesve të ndeshjes mes Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles e cila do të zhvillohet të dielën më 9 shkurt duke filluar nga ora 0.15.
Prania e Trump në Ceasars Superdome do të rrisë nivelet e sigurisë pasi, pak më shumë se një muaj më parë, një atntator sulmoi një turmë që festonte natën e Vitit të Ri në Rrugën Bourbon, duke vrarë 14 persona.
Super Bowl është caktuar një "NSSE", një ngjarje e veçantë kombëtare e sigurisë, që kërkon një strategji të veçantë qeverisjeje.