Të dielën Patrik Mahoms është në kërkim të një triumfi përballë Filadelfia Eagle për të marrë Super Bowl-in e katërt të karrierës dhe ti afrohet kështu edhe më shumë legjendës Tom Bredi.
Në shakllët e “Caesars Superdome” do të bëjë gjithçka për të mos humbur këtë moment një tjetër legjendë. Stafi i ngushtë i Lionel Mesit ka bërë me dije sot për mediet amerikane se “Pleshti” do të bëjë ç’mos që të jetë prezent në takimin e të dielës mbrëma.
Mesi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Inter Majemin, i cili ka në program një miqësore të shtunën në mbrëmje në Honduras. Zakonisht formacioni nga Florida kthehet në Majemi menjëherë pas ndeshjeve në transfertë dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe në këtë duel.
Nga Hondurasi në Majemi udhëtimi me avion është afro 2 orë e 20 minuta dhe po kaq i duhet Mesit që të udhëtojë për të mbërritur në Nju Orlins. Sipas stafit të argjentinasit do të bëhet ç’mos që Mesi të shkojë në finalen e madhe të Super Bowl-it.