Në pjesën e parë të sezonit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj u përjashtua për arsye teknike nga lista e Lazios për kampionatin italian dhe për Kupat e Europës.
31-vjeçari shqiptar nuk u largua nga skuadra bardhekaltër gjatë merkatos së verës dhe luajti për herë të parë këtë sezon në Kupën e Italisë. Gjatë merkatos së janarit, falë një rregullit të federatës italiane të futbollit, Hysaj debutoi edhe në kampionat dhe me paraqitjet e tij gjatë këtij muaji bindi trajnerin Baroni, që ta përfshijë në listën e Serisë A për pjesën e mbetur të sezonit.
Ndonëse u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Kaljarit dhe akoma nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë larg fushës së blertë, Hysaj është pjesë e Lazios për pjesën e mbetur të Serisë A. Klubi italian ka publikuar listën përfundimtare për kampionatin dhe bie në sy rikthimi i Hysajt dhe Basic.