Paraqitja e Hakan Çalhanoglu në derbin e Milanos nuk ka bindur Simone Inzagin. Mesfushori turk kërkonte që të ishte me çdo kush në këtë takim dhe trajneri i plotësoi dëshirën duke aktivizuar nga minuta e parë.
Fusha tregoi se Çalha nuk ishte akoma gati për të përballuar një ndeshje me intensitet të lartë. Për këtë motiv thuhet se nesër mbrëma në Firence do të jetë nga minuta e parë Kristjan Asllani. Ky i fundit parashikohet si titullar ndërsa Çalhanoglu do të aktivizohet vetëm në ndeshje e sipër. Siç dihet zikaltrit luajnë nesër mbrëma takimin e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A në Firence dhe gjithçka nis në minutën e 16-të.