RTSH Sport Live

Hysaj, kaosi me 'Bella ciao': çfarë ndodhi!

  • 19/07/2021
  • |
  • Itali
Hysaj, kaosi me 'Bella ciao': çfarë ndodhi!
Blerja më e re e Lacios këndoi himnin partizan gjatë 'pagëzimit' të tij para ekipit. Klubi ka hequr videon...

Një situatë e vështirë. Elseid Hysaj, për disa orë, u gjend në një vorbull polemikash që as ai nuk i priste. Gjithçka filloi të shtunën në mbrëmje, gjatë darkës së parë në grumbullimin e ekipit, në të cilin nënshkrimet e reja iu nënshtruan ritit të 'pagëzimit'. Ish-Napoli, duke qëndruar në karrige, filloi të këndonte 'Bella ciao', një këngë zakonisht e lidhur me rezistencën dhe çlirimin në Itali, kolona zanore e partizanëve. Një video që shumë shpejt u bë virale dhe shkaktoi shumë trazira.

Performanca e mbrojtësit përfundoi në rrjetet sociale dhe ultrasit e Lazio menjëherë u paraqitën në lokalin ku ndodhej ekipi për të biseduar me lojtarin. Ndërkohë, Hysaj në atë kohë ndodhej në hotel, kështu që ballafaqimi është bërë në hotelin Auronzo. Me ndërhyrjen e drejtorit sportive, Igli Tare gjithçka mbaroi këtu. Por nuk ka më asnjë gjurmë të videove të postuara në profilet e lojtarëve. Është e mundur që përmbajtja të jetë fshirë me udhëzimet e klubit. Mbrojtësi kuqezi, të dielën në stërvitje, u duartrokit për disa veprime interesante. Çështja u mbyll.