RTSH Sport Live

Hysaj, kontaktet e fundit me Napolin: refuzon 2 milionë euro

  • 09/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Hysaj, kontaktet e fundit me Napolin: refuzon 2 milionë euro

E ardhmja e Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg Napolit. Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, në orët e fundit është zhvilluar një bisedë telefonike mes Mario Giuffredi, përfaqësuesit ligjorë të mbrojtësit kuqezi dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Presidenti i skuadrës napolitane ka bërë ofertën e fundit: 2 milionë euro në sezon për Hysajn, por që nuk është marrë në konsieratë nga Giuffredi, i cili e ka konsideruar të ulët si shifër. Tashmë gjithçka është e qartë: Hysaj do përfundojë kontratën e tij në qershor dhe do largohet si lojtar i lirë.

Mbrojtësi kuqezi do jetë objektiv i disa skuadrave në afatin e transferimeve në verë. Mbrojtësi i krahut mund të qëndrojë në Serinë A, pasi ka marrë vëmendjen e Romës. Por nuk përjashtohet një kalim te Spartak Moska apo Marseja.