RTSH Sport Live

Hysaj shpalos objektivat: Duam tri pikët

  • 23/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Hysaj shpalos objektivat: Duam tri pikët
Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj në konferencë për shtyp

Në prag të sfidës me Izraelin, bashkë me trajnerin Edoardo Reja, në konferencë për shtyp është shfaqur edhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kuqezinjve ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshja si dhe nevojën për tri pikë.

“Kemi ardhur këtu për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të kërkuar pikët sepse po dolëm pa pikë në këtë ndeshje, do të jetë e vështirë për të arritur objektivin tonë. Kështu që e gjithë skuadra kemi ardhur të përgatitur për të marrë pikë dhe e dimë që është një ndeshje e rëndësishme dhe për këtë jemi gati”.

“Të gjithë jemi aq të rritur dhe profesionistë sa që nëse do trajneri të ndryshojë pozicionimin në fushë duhet të jemi gati ta bëjmë dhe atë që kërkon trajneri. Varet, nëse nuk i pëlqen në lojë, mund ta ndryshojë sërish në skemën që luajmë gjithnjë, por nuk i dihet. Kjo do jetë një zgjidhje e trajnerit dhe ne jemi aq profesionistë sa të japim maksimumin tonë në fushë dhe të luajmë lojën si do trajneri”.

“Duhet ta kuptojmë që është një ndeshje e rëndësishme dhe të gjithë çunat e dinë. Duhet të kalojmë nga kjo ndeshje për të shkuar te tjetra dhe për të menduar kualifikimin në grup. Duhet të jemi 100% të përqëndruar në grup dhe pastaj të mendojmë për ndeshjen e radhës. Siç kemi bërë gjithmonë, kemi bërë edhe mirë në ndeshje të rëndësishme pavarësisht dëmtimeve, pasi kemi pasur dëmtime të mëdha, por besoj se të gjithë që kanë ardhur në këtë grumbullim do të japë maksimumin e tij”.

“Sigurisht që mungesat mund të japin ndonjë problem, por siç ka ndodhur edhe më parë me Kombëtaren që kemi pasur mungesa, dhe të gjithë lojtarët e tjerë që janë futur në lojë kanë bërë maksimumin e tyre dhe kemi bërë ndeshje të mira, duke e ndihmuar skuadrën. Ne jemi një ekip që kemi ecur përpara si grup dhe do ecim si grup. Nuk kemi një lojtar që na bën ta humbasim apo ta fitojmë ndeshjen. Duhet të jemi të përqëndruar. Kemi kualitet, si përpara si mbrapa, për të bërë më shumë, për të bërë rezultat dhe ta mbrojmë rezultatin. Vlerat tona i dimë dhe shpresoj që nesër t’i tregojmë”.

“Presioni? Nuk është vetëm për Izraelin, besoj se është edhe për ne sepse edhe neve na duhet fitorja dhe do jetë i njëjti presion në fushë. Kush është më i miri, të shfrytëzojë momentin, të shfrytëzojë mundësitë që do kemi në fushë. Nuk është se ne kemi më pak presion se Izraeli”.