RTSH Sport Live

I thyejnë kafkën në një sulm në qytet, Austria e Vjenës lajmëron mungesën e sulmuesit për disa muaj

  • 12 orë para
  • |
  • Të tjera
I thyejnë kafkën në një sulm në qytet, Austria e Vjenës lajmëron mungesën e sulmuesit për disa muaj

Lojtari i Kombëtares austriake dhe ish-ylli i Bundesligës, Guido Burgstaller është dërguar me urgjencë në spital pasi u sulmua në Vjenë.

35-vjeçari, u sulmua dhunshëm nga një person, i cili është ende i pa identifikuar. Lojtari është shtruar në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kafkë.

Në një deklaratë të publikuar ditën e sotme, Rapidi i Vjenës shpjegon se: “Ka disa lajme shumë të këqija për t'u raportuar përpara ndeshjes së fundit të vitit të SK Rapid në shtëpi. Guido Burgstaller ishte viktimë e një sulmi fizik në fundjavë dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë”.