RTSH Sport Live

Indiana mund Nju Jorkun dhe barazon serinë në 3-3

  • 18/05/2024
  • |
  • Basketboll
Indiana mund Nju Jorkun dhe barazon serinë në 3-3

Indiana luajti me dëshirën për të mos u eliminuar përballë publikut të vet dhe arriti të mundte Nju Jorkun në një ndeshje të vendosur në fundin e periodës së dytë.

Ndryshe nga ndeshja e pestë në këtë takim Pacers fituan duelet e topave të tabelë. Kjo ishte ndeshja e gjashtë e fituar në shtëpi nga Indiana në playoff duke qenë i vetmi ekip që nuk njeh humbje në parketin e saj në këtë fazë.  

Më i miri për Pacers ishte Siakam me 25 pikë, 7 topa në tabelë dhe 5 asist. Ndërsa i shtohen edhe 17 pikët e Majls Tërner dhe nga 15 të Endrrju Nembhard dhe Tajrisi Haliburton.

NBA Playoff 2024

INDIANA PACERS-NEW YORK KNICKS  Ndeshja 6 116-103 (3-3)