RTSH Sport Live

Inter-Empoli, 65 mijë bileta të shitura

  • 03/05/2022
  • |
  • Itali
Inter-Empoli, 65 mijë bileta të shitura
Ekipi i Inzaghit nis sprintin final për titull, tifozët i përgjigjen skuadrës

65 mijë bileta janë shitur për takimin Inter-Empoli që do të luhet në ‘Giuseppe Meazza’ ditën e premte në orën 18:45. Në fakt kanë mbetur vetëm 10 mijë bileta në shitje dhe të gjithë tifozët janë të bindur në një sukses të skuadrës së tyre, për të marrë përkohësisht vendin e parë dhe për të pritur rezultatin e Milanit që do të luajë ditën e dielë ndaj Veronës në Bentegodi.

Për më tepër, për ndeshjen e fundit që Inter do e luajë në shtëpi ndaj Sampdorias më 22 maj, datë që të kujton tripletën e famshme, janë shitur 14 mijë bileta. Takimi ndaj Sampdorias do të vijë pas ndeshjes me Juventusin në finalen e Kupës më 11 maj dhe takimin në transfertë ndaj Cagliarit që do të luhet më datë 15 maj.