RTSH Sport Live

Interi, në telashe

  • 13/02/2024
  • |
  • Futboll Bota
Interi, në telashe
Prokurori federal nis hetimin për telefonatën e Inzaghit dhe gjestin e Acerbit

Prokurori federal Kinè ka vendosur të thellojë hetimin për dy episodet e ndodhura në Olimpiko, gjatë ndeshjes Roma-Inter. Trajneri Inzagi është thirrur për të provuar se telefonata që ka bërë në pushimin e ndeshjes nuk ishte kompromentuese. Ndërsa Açerbi do të hetohet për xhestin e turpshëm që bëri në drejtim të tifozëve të Romës.

Prokuroria Federale ka vendosur të hapë një çështje për telefonatën e famshme të skuadrës së Simone Inzaghit, i cili u skualifikua në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes Roma-Inter. Në fillim, nisur edhe nga sqarimi i menjëhershëm i zëvendëstrajnerit Farris, prokurori Giuseppe Chinè kishte menduar të mos procedonte.

Por pas lajmeve të shumta të publikuara në shtyp, të cilat sistemi i drejtësisë sportive i mban parasysh si pikënisje për nisjen e një hetimi, e shtynë atë të hetojë më tej. Në dritën e asaj që ndodhi të shtunën e kaluar në Olimpico - me deklaratat e Bastonit për telefonatën dhe mohimin më pas nga Farris i cili nënvizoi se ishte stafi teknik ai që veproi si ndërmjetës midis Inzaghit dhe lojtarëve, ky veprim i prokurorisë ishte i nevojshëm duhej të ndërmerrej.

Në fakt, do të jetë e vështirë të sigurohet prova për këtë thirrje të ndaluar telefonike. Megjithatë, Chinè do të dëgjojë personat e përfshirë, nga Bastoni te Inzaghi, në kërkim të konfirmimeve të mundshme dhe elementëve të rinj të provave.

Gjithashtu është konfirmuar edhe nisja e hetimit për xhestin ofendues të Acerbit për tifozët e Romës në tribunën Montemario. Edhe mbrojtësi i zikaltërve do të dëgjohet nga prokurori për të dhënë arsyet e veprimit të tij.