Interi fitoi kundër Atletico Madridit, 1-0 në “San Siro”, në ndeshjen e parë të raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve. Një ndeshje e vështirë, e vendosur nga Arnautovic në pjesën e dytë. "Performancë e shkëlqyer nga djemtë, ishin të jashtëzakonshëm kundër një kundërshtari të madh - komentoi Simone Inzaghi në fund të ndeshjes -. Keqardhja është që fituam vetëm me një gol diferencë sepse në Madrid do të jetë vërtet e vështirë. Jam i lumtur për Arnautovicin, për mënyrën se si ai hyri dhe si po punon në stërvitje”.
"Ne nuk patëm një pjesë të parë të mirë edhe nëse mund të kishim shënuar - vazhdoi trajneri zikaltër - por më pas në pjesën e dytë ishim sensacionalë dhe kushdo që hyri në lojë na dha një dorë të mirë”. Lajmi i keq i mbrëmjes është dëmtimi i Thuramit në fund të pjesës së parë: “Ai kishte një problem pas një sprinti, ndjeu sforcimin e muskujve, por do ta vlerësojmë në ditët në vijim. Shpresojmë të mos e humbasim për shumë kohë".
"Në këta gjashtë muaj kemi bërë shumë mire, por tani vijnë më të rëndësishmet. Më pëlqen shumë të shoh se si luan skuadra, por e dimë se do të vijnë vështirësi. Duhet të punojmë siç po bëjmë”. Performanca e Barellës ishte e shkëlqyer: “Ai pati një garë të mirë si të gjithë shokët e tjerë të skuadrës”.