RTSH Sport Live

IOC përjashton atletët rusë dhe bjellorusë nga ceremonia e hapjes

  • 20/03/2024
  • |
  • Evente Sportive
IOC përjashton atletët rusë dhe bjellorusë nga ceremonia e hapjes

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është vendosur se atletët rus dhe bjellorus nuk do të jenë pjesë e ceremonisë së hapjes në “Paris 2024”.

Siç dihet atletët në fjalë nuk do të marrin pjesë në këtë event me flamujt respektivë, por do të garojnë si atletë neutralë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, ka bërë zyrtar vendimin e marrë ditën e djshme gjatë mbledhjes së radhës së institucionit në fjalë.

Mësohet se ceremonia e hapjes së “Paris 2024”, e cila do të mbahet në 26 korrik, do të jetë ndryshe nga ato që kemi parë në olimpiadat paraardhëse. Këtë vit mijëra atletë nuk do të shfaqen në stadium siç është tradita, por do të lundrojnë në lumin e Senës drejt kullës Eifel.