RTSH Sport Live

Iran, bllokohet arratisja e familjarëve të ish-futbollistit Ali Daei

  • 26/12/2022
  • |
  • Të tjera
Iran, bllokohet arratisja e familjarëve të ish-futbollistit Ali Daei
Së fundmi ai ishte shprehur kundër regjimit në Teheran, duke denoncuar trajtimin e rezervuar për grate

Autoritetet iraniane kanë urdhëruar që një fluturim i Mahan Air, W563 nga Teherani në Dubai, të ulej në ishullin Kish: në bord ishin bashkëshortja dhe djali i ish-futbollistit dhe trajnerit Ali Daei, subjekt i kërcënimeve pasi kishte shprehur mbështetjen e tij për protestat që vazhdojnë prej 100 ditësh.

Kian Sharifi, gazetar i BBC-së denoncoi atë që ndodhi në fluturimin Theran-Dubai. Lajmi u mor edhe nga faqja e internetit Iran International, e cila nënvizon se gruaja dhe fëmija u penguan të largoheshin nga Irani. “Daei tha se familjarët e tij nuk janë arrestuar – shkruan gazetari i TV anglez Sharifi – ish-lojtari nuk ishte në bordin e avionit”.