RTSH Sport Live

Irani, Spanja e Portugalia, kualifikim mes emocionesh

  • 24/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Irani, Spanja e Portugalia, kualifikim mes emocionesh
17 gola në përplasjen mes uzbekistanasve e iranianëve, kohë shtesë dueli me serbët

Gola me shumicë, emocione, kohë shtesë dhe gjithçka të bukur në ndeshjet e fundit të raundit të dytë të Kupës së Botës në futbollin e sallës që është duke u zhvilluar në Lituani e që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e RTSH.

Ndeshja rekord e këtij Botërori, kjo për numrin e golave të shënuar, plotë 17, është Uzbekistan-Iran. 9-8 në përfundim të 40 minutave, ndërsa pjesa e parë përfundoi 4-3 për Iranin. Me anë të Ahmad Abasit dhe Xhavit, Irani thelloi në 6-3. Por luajtja e Uzbekistanit me pesë futbollistë, pra portierin lojtar, ka dhënë efekt. Anashkon Rakmatov, Hamroev dhe Nishonov ngushtuan rezultatin në 6-8. Por goli i nëntë i Ahmad Abasit u duk sikur e mbylli çështjen. Gjithsesi, Rakmatov dhe Hamroev ngushtuan në 8-9. Vetëm kaq, Irani në çerekfinale.

Tjetër model Spanja, e cila ndaj Republikës Çeke e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-0, kjo falë golave të Raul Kampos, Raul Gomez, Rajës dhe Adolf Fernandez. Çekët janë zgjuar në pjesën e dytë, teksa kanë shënuar me anë të Seidler dhe Holit. Por mbyll të gjitha problemet Ortiz.

Portugalia e Serbia kanë shkuar në shtesë, e vetmja sfidë që ka kërkuar kohën ekstra, 2x5 minuta, kjo pas barazimit 2-2. Në shtesë Portugalia fikson suksesin 4-3. Në raundin çerekfinal, që nis të dielën, do të ndeshen Marok-Brazil, Rusi Argjentinë, Spanjë-Portugali dhe Iran Kazakistan.