RTSH Sport Live

Iris Selimi dhe qendra e re e rehabilitimit

  • 16/11/2021
  • |
  • Të tjera
Iris Selimi dhe qendra e re e rehabilitimit
Fizioterapisti i kombëtares dhe i Kukësit përuron palestrën që do t’i vijë në ndihmë sportit në vend

Iris Selimi, fizioterapisti i Kukësit dhe i kombëtares, të martën pasdite ka patur shumë miq pranë tij. Qendra e re e rehabilitimit, që u përurua në Tiranë, ka mbledhur futbollistë e trajnerë. Të tillë si Ilir Daja, Alban Tafaj, Alban Hoxha, Tefik Osmani, Blendi Shkëmbi, Rrahman Hallaçi, Ervin Bulku, Endri Vrapi, Bledi Rizvani etj. Madje dhe fizioterapisti Perli Rusi. Por mbi të gjitha dhe trajnerin e kombëtares, Edoardo Reja, që së bashku me stafin e tij ka qenë i pranishëm për t’i uruar suksese Irisit që qendrën e tij re.

 “Irisin e kam njohur prej një viti. Është një djalë i përgatitur në zanatin e tij dhe këtë nuk e them për reklamë. Me të vërtetë një djalë pasionant, që është shumë e rëndësishme për këtë tip pune. Përgatitja fizike është një aspekt themelor jo vetëm për sportin, por dhe për ata që përdorin palestrën, sepse që të bësh një punë të tillë duhet të kesh dhe mjetet. Duhet t’i bëj komplimente për gjithçka që ka këtu. Kam parë dhe palestra më të mëdha në Itali, por që nuk i kanë pajisje të tilla. Ai është kompetent dhe i zoti. Dhe kushdo që do të vijë këtu është në duar të sigurta”, ka theksuar Reja.

Por sa i kohë i është dashur Iris Selimit për të bërë këtë qendër rehabilitimi?

“Në radhë të parë dua të sqaroj se nuk ëhstë një qendër fizioterapie, por rehabilitimi. Çfarë do me thënë kjo! Proçesi I rehabilitimit është I gjatë. Një individ dëmtohet, kalon fazën e fizioterapisë dhe më pas ka nevojë për rehabilitim”.

Në një anë Kukësi, në një anë kombëtarja e në një anë qendra. E Selimi e ka një zgjidhje për ta mbajtur në aktivitet të përditshëm palestrën e tij.

“Përveç Kombëtares, unë jam dhe pjesë e Superligës prej shumë vitesh. Është e vështirë, por me vullnet dhe dëshirë do ia dal mbanë”.

Ai në licencat është i diplomuar në Koverçiano. I diplomuar në shkollën e trajnerëve të futbollit, si përgatitës atletik, apo dhe deri trajner tenisi. Ndaj dhe është i hapur dhe për sportet e tjera

“Unë nuk do fokusohem në një llojë sporti, sepse sportet janë të shumta, niveli është në rritje në Shqipëri, kërkesat po ashtu. Dëmtimet janë të shumta si në sported e skuadrave, por dhe në ato individuale”.

I pyetur se sa të përgatitura janë stafet mjekësore jo vetëm në futboll, Selimi jep dhe një përgjigje diplomatike

“Nuk kam shumë informacion për sported e tjera, por në futboll njohuritë janë të shumta, pedagogët janë të mirë. Në Federatë ne kemi krijuar çdo department: që nga mjekësia, deri te përgatitja fizike, te trajnerët”.

E një qendër e tillë do të jetë dhe për kombëtaren. E këtë e konfirmon dhe trajneri Reja i pyetur nga RTSH Sport.

 “Sigurisht që do të jetë dhe për kombëtaren, sepse është shumë e rëndësishme pjesa muskulore, apo dhe të tjera që kanë lidhje me aspektin fizik. Të jeni të sigurtë që një palestër e tillë në Itali do të ishte plot çdo ditë. Unë jam i bindur që me Irisin janë të gjithë të rehabilituar”.

Kështu Tirana tanimë ka jo vetëm një palestër më shumë, por dhe një qendër rehabilitimi që do t’i vijë në ndihmë të gjithë, sidomos sportistëve.