Theophilus Solomon, përsëri në fokusin e policisë. Ish-sulmuesi i Partizanit, i cili aktivizohet në radhët e skuadrës së Dukagjinit në Kosovë, është shoqëruar nga policia pas përfundimit të ndeshjes që skuadra e tij luajti përballë Dinamos.
Ishte pikërisht klubi i KF Dukagjinit që ka reaguar me një njoftim në rrjetet sociale duke konfirmuar shoqërimin e sulmuesit në përfundim të ndeshjes.
Nuk është hera e parë që Solomon ka punë me policinë. Ai është arrestuar më parë për dhunë ndaj ish-partneres së tij, në kohën kur ishte pjesë e Superiores me skuadrën e kuqe. Prej asaj periudhe kishte detyrim paraqitje në polici, por duket se nuk e ka respektuar këtë vendim.