RTSH Sport Live

Itali-Angli, të gjitha rrugët të çojnë në Uembli

  • 11/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Itali-Angli, të gjitha rrugët të çojnë në Uembli
Italia dhe Anglia, në finalen e madhe të Euro 2020, ora 21:00

Pas dy gjysmëfinaleve epike, Londra pret një ndeshje e cila, për herë të parë në historinë e EURO-s, e sheh Anglinë në fushë. Që nga triumfi i tyre i Kupës së Botës në vitin 1966, në Stadiumin e vjetër Wembley, Anglia ka arritur në gjysmëfinale në pesë turne: EURO '68 dhe '96, Kupat e Botës 1990 dhe 2018, si  dhe Ligën e Kombeve UEFA 2019. Në 2020 eliminoi Gjermaninë, Ukraina dhe Danimarka dhe u kualifikua për sfidën vendimtare, duke i dhënë fund (dhe duke perifrazuar një këngë popullore) 55 vjet vuajtje.

Italia ka fituar të vetmin titull kampion Europe në vitin 1968 si vend pritës. Gjithashtu, ka humbur në finale në 2000 dhe 2012, por pas titullit Europian fitoi dy nga katër Kupat e Botës. Të martën, ‘Azzurri’ mundën Spanjën me penallti; edhe pse ata teknikisht thyen një seri prej 13 fitoresh (si dhe një rekord prej 15 fitoresh EURO radhazi, përfshirë kualifikimet), nuk kanë humbur në 33 ndeshje. Një rezultat i shkëlqyer për një ekip që, ndërsa Anglia arriti në gjysmëfinale në Kupën e Botës tre vjet më parë, nuk ishte as i kualifikuar. Kapërcimi i Kupës së Botës të mëparshme, megjithatë, nuk i ndaloi Çekosllovakinë në 1976, Danimarkën në 1992 dhe Greqinë në 2004 të ngjiteshin në majën e Europës.

Roberto Mancini, trajner i Italisë: "Anglia është e fortë, madje edhe nga stoli ata kanë shumë armë, por jemi edhe ne. Është një nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime. Kam luajtur në një U21 të jashtëzakonshme dhe në një Kombëtare A fantastike, por ne nuk ishim në gjendje të fitonim as Kampionatin Europian U21 dhe as Kupën e Botës 1990 në shtëpi. Shpresoj të jem në gjendje të marr ato kënaqësi që nuk i kam pasur si lojtar, pavarësisht se kam luajtur në ekipe shumë të forta”.

Giorgio Chiellini, kapiten i Italisë: “Anglia është e frikshme, kur ka fushë di të bëjë keq. Do të na duhet një zemër e ndezur dhe një mendje e ftohtë, në disa momente do të duhet të jemi të guximshëm dhe në disa momente të tjerët të jemi të kthjellët. Këto karakteristika duhet të jenë në maksimum. Ka karakteristika të ndryshme nga Spanja, në finale kanë mbërritur skuadrat që e kanë merituar”.

Gareth Southgate, trajner i Anglisë: "E vërteta është që ne kurrë nuk do t'i shohim këta 26 lojtarë së bashku. Nuk funksionon kështu. Ata lanë një trashëgimi të jashtëzakonshme, por tani bëhet fjalë për fitore dhe një shans si ky nuk vjen shpesh. Duhet të shfrytëzojmë momentin dhe maksimumin e mundësive tona për të fituar. Ndoshta, (në Kupën e Botës) në Rusi kemi menduar ndryshe për gjysmëfinalen dhe çfarë mund të bëjmë, por tani e dimë që të hënën do të jemi të pakënaqur nëse nuk e fitojmë turneun".

Harry Kane, kapiten i Anglisë: "Ne i thyem barrierat gjatë rrugës. E filluam këtë turne me qëllim për ta fituar atë. E kemi këtë mundësi të hënën në mbrëmje. Thjesht shikoni tifozët në rrugë, thjesht shikoni mirëseardhjen që morëm kur mbërritëm në hotel këtu dhe ndërsa po largoheshim nga St George's Park, ata na treguan se sa e madhe është kjo mundësi".

ITALI-ANGLI

Formacionet e mundshme:

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane