RTSH Sport Live

Italia arkëton rreth 100 milionë euro

  • 12/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Italia arkëton rreth 100 milionë euro
Lojtarët do të përfitojnë nga 250 mijë pas suksesit në “Wembley”

Në fund të ditës, futbolli është një sport por edhe një mjet për të fituar të ardhura të cilat më pas investohen kryesisht po në sport për të ndërtuar infrastrukturë, programe dhe vënë në jetë projekte. Federata Italiane e Futbollit arkëtoi një shumë rekord pas suksesit të të kaltërve në finalen e Londrës. Plot 99.25 milionë euro do të shkojnë në arkën e Italisë nga të cilat 28.25 milionë Euro i fitoi vetëm falë triumfit në finale.

Rekord absolut për një skuadër europiani pasi Italia zbret në vendine dytë Portugalinë që arkëtoi 98.2 milionë Euro në vitin 2016. Një pjesë e madhe të shumës së fituar do të shkojë në llogari të lojtarëve të cilët do të arkëtojnnë nga 250 mijë Euro për kokë por të kaltërit do të majmeshin gjithsesi edhe nëse nuk do të kishin siguruar finalen pasi çmimet, edhe pse më modeste, ishin parashikuar në rast të kualifikimeve në çerkfinale e gjysmëfinale.

Europiani nuk parashikon vlera të çmendura si ato të Champions League por gjithsesi bëhet fjalë për shuma që kanë ardhur gjithmonë në progresion pasi për herë të parë UEFA apolikoi shpërblimet në vitin 1996 kur shuma në total ishte vetëm 55 milionë, disafish më e vogël se 313 milionëshi i shperndarë në vitin 2021.

 Një pjesë e madhe e shumës së përfituar shkon edhe për klubet që kanë sakrifikuar lojtarët e tyre, ndërsa shpesh herë federatat i shpenzojnë për përmirësimin e infrastrukturës.  Anglia ishte federata që kishte premtuar më shumë për lojtarët në rast suksesi, plot 540 mijë për kokë, ndërsa Belgjika 435 mijë, diçka më shumë se Gjermania, Spanja, Franca apo Portugalia.