RTSH Sport Live

Italia e relaksuar, Uellsi, Zvicra e Turqia shpresojnë

  • 20/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Italia e relaksuar, Uellsi, Zvicra e Turqia shpresojnë
Sfidat e të dielës, Itali-Uells dhe Zvicër-Turqi. Skuadra e Mançinit, e kualifikuar tashmë, të tjerat shpresojnë

Është raundi i tretë në Grupin A, Euro 2020 vjen këtë të diel me dy sfida interesante: Itali-Uells dhe Zvicër-Turqi. Skuadra e Mançinite ka arritur objektivin në këtë fazë të grupeve dhe ndryshimet në formacion janë të pashmangshme, por pa toleruar një kundërshtar si Uellsi. Turqia kërkon të rrëmbejë fitoren e parë në këtë fazë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, ndërsa Zvicra beson akoma tek vendi i dytë në grup

18:00: Itali v Uells (Grupi A, Romë)

Italia rezultoi një një ortek në Grupin A, duke vulosur kualifikimin me një ndeshje ende të pa luajtur, por mund të ketë shumë vështirësi ndaj Uellsit, që me suksesin 2-0 ndaj Turqisë në ditën e dytë, kompletoi ndeshjen e nëntë zyrtare nga 12 pa pësuar gola . Skuadra e Roberto Mancini është cilësisht superiore ndaj Zvicrës dhe Turqisë, por aftësia e Uellsit për të frustuar kundërshtarët e tyre është e njohur tashmë. Skuadra e Rob Page do të jetë një arrë e fortë për një Itali që do ta ketë gjithashtu këtë sfidë si një shëtitje.

Ekipet nuk kanë barazuar kurrë në nëntë përballjet e mëparshme të drejtpërdrejta. Italianët kanë gjithsej shtatë fitore, 23 gola të shënuar dhe vetëm pesë të pësuar.

18:00: Zvicër v Turqi (Grupi A, Baku)

Turqia po kërkon një fitore mrekullie pas humbjeve kundër Italisë dhe Uellsit, por mund të shpresojë maksimumi vetëm me vendin e tretë. Nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se ende nuk ka shënuar, por paraqitjet e mira kundër skuadrave të mëdha në dy vitet e fundit (fitoret kundër Francës, Hollandës dhe Rusisë) janë shenjë e mirë. Por Zvicra gjithashtu ka aspiratat e saj: pas barazimit ndaj Uellsit, skuadra e Vladimir Petković mund t'i rrëmbejë vendin e dytë.

Turqia ka fituar tetë nga 15 ndeshje kokë më kokë kundër Zvicrës. Më e fundit ishte ajo në EURO 2008, 2-1 me përmbysje. Zvicra ka fituar katër herë.