RTSH Sport Live

Italia, “poker” Izraelit

  • 14/10/2024
  • |
  • Futboll Bota
Italia, “poker” Izraelit
Në Udine vendosin golat e Reteguit, Di Lorenzo (dopietë) dhe Frattesi.

Në ditën e katërt të Ligës së Kombeve, Italia mposhti Izraelin 4-1 dhe është një hap larg kualifikimit për në çerekfinale dhe vazon e parë në shortin kualifikues të Botërorit 2026, i mjafton një pikë në ndeshjet kundër Belgjikës dhe Francës.

Në Udine, të besuarit e Spallettit u munduan pak për të ecur dhe e thyen bllokimin në minutën e 41-të falë një penalltie të Reteguit. Në fillim të pjesës së dytë, Di Lorenzo dyfishon epërsinë (54'), por Izraeli rikthehet në lojë në minutën e 66-të me Abu Fani që shënoi në  bashkëpunim me Vicario.

Shtatë minuta më vonë Frattesi shënoi të tretin, më pas Di Lorenzo bën “poker” me një goditje nga jashtë zonës. Debutim për Daniel Maldinin, i treti i brezit pas gjyshit Cesare dhe babait Paolo.