RTSH Sport Live

Jan Zomer, zëvendësuesi i Nojer

  • 04/01/2023
  • |
  • Futboll Bota
Jan Zomer, zëvendësuesi i Nojer
Bajern Mynih kërkon portierin e Borusia Myshengladbah për sezonin në vazhdim

Bajern Mynih ka zgjedhur zëvendësuesin e Manuel Nojer, i cili dëmtoi gjurin duke bërë ski dhe mbylli sezonin 2022-2023. Vendin e kapitenit, mes shtyllave të kampionëve të Gjermanisë, do ta zërë Jan Zomer. 34-vjeçari ka një eksperiencë të madhe. Ai ka veshur 80 herë fanellën e kombëtares së Zvicrës, ndërkohë që luan në Bundesligë me Borusian e Myshengladbah, kjo që nga vera e 2014-ës.

Zomer ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe ua ka shprehur qartë drejtuesve të Myshengladbah dëshirën për të mos e humbur mundësinë e transferimit tek Bajern Mynih. Nga ana tjetër, bavarezët kanë gati një kontratë deri në vitin 2025 për një portier që prej vitesh bën mirë me pritjet e tij fantastike. Zomer ka pësuar 14 gola gjatë këtij sezoni me skuadrën aktuale, ndërkohë që në 11 raste ia ka dalë të ruajë portën e paprekur.