RTSH Sport Live

Jani Melka, në krye të Apoel Nikozias

  • 19/09/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Jani Melka, në krye të Apoel Nikozias
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë rikthehet në skuadrën qipriote

Jani Melka, trajneri i kombëtares së volejbollit të meshkujve të Shqipërisë, që nga e hëna është vënë në krye të skuadrës qipriote Apoel Nikozia, të cilën e ka drejtuar dhe në sezonin 2017-2018, teksa e dërgoi deri në finalen e titullit kampion. Më parë, Melka ka qenë trajner i PAOK Selanikut në sezonin 2006-2007, si dhe për pesë vite 2008-2013. Pa harruar që në sezonin 2015-2016 ka drejtuar Aris të Selanikut.

Në katër vitet e fundit ka drejtuar Anagenisi Derinea, të cilët i çoi në dy finale të Kupës së Greqisë, si dhe në dy raunde gjysmëfinale të Play-off për titull kampion. Për shefin e departamentit të futbollit dhe nënkryetarin e Shoqatës, Zenon Severis, Melka është një nga trajnerët më të sukesshëm në Qipro.

“Për ne, zgjedhja e Melkës ishte një zgjidhje e sigurtë, sepse kemi një trajner punëtor, që e njeh mirë volejbollin qipriot”. Madje dhe Jani Melkën është nder drejtimi i Apoel. “Besoj se do të kemi një bashkëpunim të mirë. Po hyj në një mjedis familjar me njerëz që më njohin dhe besimi do të jetë udhërrëfyesi për punën që do të bëjmë”, ka përfunduar Melka, që rikthehet në kampionatin qipriot.