RTSH Sport Live

Juve e Milan ndalen, fitojnë Atalanta, Napoli e Lazio

  • 03/04/2021
  • |
  • Itali
Juve e Milan ndalen, fitojnë Atalanta, Napoli e Lazio
Java e 29-të dhuron surpriza, ndalet në mëdhatë, Atalanta e Napoli përfitojnë

Juve e mbylli derin me Torinon me një barazim që komplikon planet e Pirlos për Champions. Në ditën e 29-të të Serisë A, bardhezinjtë nuk shkuan përtej 2-2 me Torinon, ata u kaluan nga Atalanta në renditje dhe u bashkuan nga Napoli në 56 pikë. Në Olimpico Chiesa (13 ') hapi serinë e golave, pastaj Sanabria përmbys rezultatin me një dopietë (27' dhe 46 ') dhe në finale Ronaldo (81') vendos gjithçka përsëri në ekuilibër.

Champions thërret, Milan nuk përgjigjet. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e kësaj jave, atë përballë Sampdorias, madje edhe mund ta humbiste, nëse Adien Silva(Sampdoria) nuk do të ishte ndëshkuar me karton të kuq. Quagliarrella 57’ zhbllokoi sfidën, ndërsa goli I barazimit u shënua nga Hauge 87’. Duhen pikë, shumë pikë, për t'u kualifikuar në edicionin tjetër të kupës me veshë të mëdhenj.

Në Bergamo, Atalanta gjen menjëherë avantazhin e dyfishtë me Muriel  19’ dhe 43’. Gjithsesi, Udinese futet në lojë në fundin e pjesës së parë me golin e Pereyra. Në pjesën e dytë, Zapata 61’ u duk se mbylli llogaritë, por goli I Larsen 71’ mbajti deri në fund skuadrën cendase në ankth, që gjithsesi iu gëzua tri pikëve në këtë sfidë.

Fitore edhe për Napolin, që ka mposhtur 4-3 Crotonen. Të besuarit e trajnerit Gattuso e mbyllën pjesën e parë me një avantazh prej dy golash, 3-1. Insignes 19’, Osimhen 22’ dhe Mertens 34’ morën përgjigjen e Simy 25’. Në pjesën e dytë, Simy 48’ dhe Messias 59’ vendosë barazpeshën, por goli I Di Lorenzo 72’ vendosi fatin e kësaj sfide në favor të Napolit.

Lazio ka arritur të marrë tri pikë të çmuara falë fitores 2-1 ndaj Spezia, në një lojë frenetike, nervoze dhe ndonjëherë të paparashikueshme. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Lazzari u shpëton mbrojtësve dhe e vendos skuadrën e tij në epërsi në 56', por goditja e bukur e Verde 73’ vë në pikëpyetje gjithçka. Në minutën e 89-të, Caicedo shënoi nga pika e bardhë dhe ndeshja përfundoi me të kuqen të dhënë për Lazzari dhe Correa.

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Internazionale

27

20

5

2

65

26

+39

65

2

Milan

29

18

6

5

54

34

+20

60

3

Atalanta

29

17

7

5

68

36

+32

58

4

Juventus

28

16

8

4

56

25

+31

56

5

Napoli

28

18

2

8

62

32

+30

56

6

Lazio

28

16

4

8

45

38

+7

52

7

Roma

29

15

6

8

53

44

+9

51

8

Hellas Verona

29

11

8

10

38

34

+4

41

9

Sassuolo

28

10

10

8

47

46

+1

40

10

Sampdoria

29

10

6

13

39

43

-4

36

11

Bologna

28

9

7

12

39

44

-5

34

12

Udinese

29

8

9

12

32

39

-7

33

13

Genoa

29

7

11

11

31

41

-10

32

14

Fiorentina

29

7

9

13

36

46

-10

30

15

Benevento

29

7

9

13

30

54

-24

30

16

Spezia

29

7

8

14

37

53

-16

29

17

Torino

28

4

12

12

41

52

-11

24

18

Cagliari

29

5

7

17

31

50

-19

22

19

Parma

29

3

11

15

28

56

-28

20

20

Crotone

29

4

3

22

35

74

-39

15