RTSH Sport Live

Juve në rënie të lirë, e mund Fiorentina

  • 23 orë para
  • |
  • Itali
Juve në rënie të lirë, e mund Fiorentina
Dy gola të hershëm nga Gosens dhe Mandragora përcaktuan ndeshjen, më pas Gudmundsson mbylli llogaritë në pjesën e dytë.

Fiorentina mundi 3-0 Juventusin në ndeshjen e javës së 29-të të Serisë A, duke i shkaktuar bardhezinjve humbjen e dytë radhazi në kampionat. Në Franchi ishte një ndeshje pa histori, e drejtuar menjëherë nga një-dy e nënshkruar nga Gosens në minutën e 16-të dhe nga Mandragora në minutën e 18-të.

Reagimi i pritshëm i Juventusit, i freskët nga 0-4 ndaj Atalantës, nuk mbërriti dhe në fillim të pjesës së dytë erdhi edhe “tripleta” e firmosur nga Gudmundsson me një goditje të fuqishme dhe precize. Juventus parakalohet nga Bolonja në vendin e katërt.