RTSH Sport Live

Juventusi konfirmon Motën në stol, bardhezinjve u mungon lideri

  • 3 orë para
  • |
  • Itali
Juventusi konfirmon Motën në stol, bardhezinjve u mungon lideri

Juventusi po përpiqet të përballet me momentin e krizës dhe të kërkojë zgjidhje që, të paktën për momentin, duket se vjen vetëm nga brenda skuadrës. Një ditë pas humbjes ndaj Fiorentinës, e cila pasoi poshtërimin e pësuar në shtëpi nga Atalanta, pati një përballje të gjatë mes Thiago Mottas dhe drejtuesve të Juventusit, konkretisht Cristiano Giuntoli dhe CEO-s Maurizio Scanavino.

Trajnerit iu ritheksua ajo që u tha dje para kamerave: besimi tek ai dhe tek projekti teknik, që mbetet i pandryshuar, por në të njëjtën kohë u kërkua një reagim i menjëhershëm në fushën e blertë.

Sezoni i vështirë i Juventusit kuptohet edhe kur sheh se kush ka qenë kapiten këtë vit. Shiriti i kapitenit të Juventusit ka pasur më shumë se një pronar. Nga Danilo te Locatelli, duke kaluar te Gatti dhe McKennie, plot 7 lojtarë të ndryshëm kanë qenë kapiten këtë sezon.