RTSH Sport Live

Kaçorri nuk i beson “brishtësisë” së Erzenit

  • 16/09/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Kaçorri nuk i beson “brishtësisë” së Erzenit
Sulmuesi pret një ndeshje delikate me Erzenin, por është i bindur te suksesi

Fitorja me Kukësin, e para në tre javë, natyrisht që ka impakt te lojtarët, për të krijuar atë vetëbesim për të cilin kanë nevojë. Tani përballë është Erzeni, një skuadër ende në kërkim të suksesit. Luis Kaçorri është gati për sfidën, duke tërhequr kryeqytetasit drejt një tjetër fitore.

“Trajneri nuk hoqi dorë kurrë prej nesh edhe në takimet e para ku mungonin rrezultatet. Edhe e kuptonim se duhet të merrnim më shumë por ishim të pafat. Me fitoren e arritur javën e kaluar kemi më shumë besim dhe tani punojmë për të përmirësuar edhe më shumë lojën”, tha Luis Kaçorri.

Erzeni ka pësuar 9 gola në tre ndeshjet e para të kampionatit dhe duket ndeshja e duhur për një qendërsulmues si Kaçorri. Numri 9 ka shënuar deri tani vetëm një gol dhe e ka të qartë se pavarasisht shifrave, mund të mos jetë një ndeshje e lehtë.

Pas eksperiencave në kategoritë inferiore në Itali, Kaçorri mbërriti në Superiore me fanellën e Bylis e tani 25 vjecari kërkon të shpërthejë me Dinamon.