RTSH Sport Live

Kaljari zyrtarizon Sherrin, kontratë deri në vitin 2027

  • 24/07/2024
  • |
  • Itali
Kaljari zyrtarizon Sherrin, kontratë deri në vitin 2027
“Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, i guximshëm në ajër, i zoti edhe me këmbë”

Kaljari ka një portier të ri. Alen Sherri është bërë zyrtarisht “gardiani” i ri i skuadrës ishullore. Ai do të jetë zëvendësi i Simone Scuffet. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027. Klubi italian i uron mirëseardhjen portierit të ri. Sherri vjen nga Egnatia në mënyrë të përhershme.

Njoftimi i klubit: “Cagliari Calcio ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e të drejtës për paraqitje sportive të futbollistit Alen Sherri i cili lëviz nga Egnatia në mënyrë të përhershme dhe ka nënshkruar kontratë me klubin kuqeblu deri më 30 qershor 2027. I lindur në Shkodër, portieri i datëlindjes 1997 u rrit në ekipin e të rinjve të Vllaznisë, ku debutoi me ekipin e parë më 12 prill 2015 – vetëm në moshën 17-vjeçare – kundër Tiranës”.

“Në verën e vitit 2020 u transferua te Laçi, ende në ligën e lartë shqiptare, ku në dy sezone luajti 53 ndeshje ndërmjet kompeticioneve kombëtare dhe kualifikueseve për kupat e Europës. Pas transferimit te Egnatia me të cilin fitoi si protagonist Kupën në sezonin 22/23 dhe në sezonin e sapombaruar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë”.

“Pasi luajti me përzgjedhjen U21 të vendit të tij, ai bëri debutimin e tij në portë për kombëtaren e madhe më 9 nëntor 2022. Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është një portier i mirë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe me këmbë, cilësi që di ta mbështesë në fazën e vendosjes. Vendosmëri dhe një dëshirë e madhe për t'u dalluar: mirë se erdhe në Sardenjë, Alen!»