RTSH Sport Live

Kampi veror i Realit të Madridit, në Shqipëri

  • 22/04/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Kampi veror i Realit të Madridit, në Shqipëri
Organizatori Xhuliano Konda zbulon posaçërisht për RTSH-në hollësitë e projektit

Regjistrimet për kampin veror të Realit të Madridit po vazhdojnë me ritme të larta dhe, duke folur posaçërisht në një lidhje të drejtpërdrejtë me Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, organizatori Xhuliano Konda ka dhënë edhe hollësitë e këtij projekti.

“Regjistrimet po shkojnë në mënyrë të shkëlqyer, - ka deklaruar Xhuliano Konda për RTSH, - ka shumë entusiazëm, sidomos nga fëmijët. Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse kampusi u dedikohet atyre. Një mundësi, pas kësaj jave imagjinoni sa bukur do jetë që trajnerët e Realit do vijnë dhe do zhvillojnë trajnime se si stërviten fëmijët në Spanjë, në Madrid. Ndoshta një ditë një shqiptar do luajë në El Clasico, do jetë një ëndërr e mrekullueshme”.

“Kampusi do zhvillohet nga data 3 qershor, dita e hapjes e deri më 8 qershor, do ketë jo vetëm stërvitje nga ana taktike, nga ana futbollistike, çdo fëmijë do ndahet në bazë të moshës që ka. Çdo fëmijë do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë me të moshës së tij”.