RTSH Sport Live

Kanavaro, trajneri i ri i Udinezes

  • 21/04/2024
  • |
  • Itali
Kanavaro, trajneri i ri i Udinezes

Fabio Kanavaro do të jetë trajneri i ri i Udinezes. Fituesi i Topit të Artë në 2006-ën, pas rreth një viti nga momenti kur u shkarkua nga stoli i Beneventos, është rikthyer si teknik si Udinezes.

Kanavaro do të jetë pasuesi i Gabriele Çofit, i cili mori drejtimin e klubit friulan vetëm pak muaj më parë pas largimit të Sotil.

Në garë për stolin bardhezi ishin edhe emra si Reja, Sempliçi dhe Stramaçoni.