RTSH Sport Live

Kartonët e verdhë në një sezon, Bohum shumë pranë rekordit negativ

  • 26/04/2024
  • |
  • Gjermani
Kartonët e verdhë në një sezon, Bohum shumë pranë rekordit negativ

Katër ndeshje nga fundi i Bundesligës, Bohum renditet mes 10 skuadrave, të cilat janë “zverdhur” më shumë në historinë e kampionatit gjerman.

Momentalisht ekipi në fjalë është vetëm tetë kartonë të verdhë larg rekordit famëkeq. Bohum ka grumbulluar plot 92 kartonë të verdhë këtë sezon ndërsa Bernardo dhe Losila janë “përgjegjësit” kryesorë pasi janë ndëshkuar nga 9 herë secili.

Rekordin famëkeq e mban skuadra e Energi Kotbus pasi në sezonin 2001-2002 koleksinoi plot 99 kartonë të verdhë. “Kontribut” të veçantë për këtë rekord kishin Helbig, da Silva dhe Hujduroviç pasi janë zverdhur nga dhjetë herë secili.