RTSH Sport Live

Katastrofa e Valencias/ Pas triumfit të parë në “UFC”, sportisti del në rrugët e qytetit për të ndihmuar fqinjët

  • 02/11/2024
  • |
  • Të tjera
Katastrofa e Valencias/ Pas triumfit të parë në “UFC”, sportisti del në rrugët e qytetit për të ndihmuar fqinjët

Pak javë më parë rrealizoi ëndrrën e tij duke marrë fitoren e parë në kafaz ndërsa tani është duke u përballur me një tjetër luftë, e cila duket e pamundur për tu fituar. Kjo është historia e Dani Bárez, i cili 28 shtatorin e kaluar mori fitoren e parë në disiplinën “UFC” pasi mundi Viktor Altamiranon në Paris.

Tani, një muaj e gjysmë më vonë, luftëtari nga Burjassot u bashkua në mënyrë anonime me mijëra vullnetarë (nga Valencia dhe të gjitha pjesët e Spanjës) që shkuan në zonat e prekura nga katastrofa natyrore për të ndihmuar ata që kishin më shumë nevojë.

"Faleminderit Dani Bárez që ndihmuat të pastroni rrugën në derën e shtëpisë sime", postoi në Instagram Juan Manuel Gontor, trajner personal dhe instruktor yoga nga Valencia.

Vetëm nëpërmjet një postimi të tillë u bë e mundur që e gjithë Spanja të njihej me luftëtarin zemërmirë, i cili në një intervistë për të përditshmet spanjolle sportive tregon vuajtjet që ndesh gjatë kërkimeve: “E vërteta është se unë dhe familja ime për fat të mirë jemi mirë... por në këtë zonë ka ndodhur një katastrofë e madhe. Kam frikë se ende nuk kemi parë më të keqen”.